Daçiq: Marrëveshja e Brukselit, arritja më e madhe e Beogradit pas vitit 1999 dhe Rezolutës 1244
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, sot në 10 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, tha se kjo marrëveshje është arritja më e madhe e Beogradit në kuptimin politik pas vitit 1999 dhe Rezolutës 1244.
Ai e vlerëson se Marrëveshja e Brukselit është diqka me vlerë, dhe diçka e prekshme që Serbia e ka marrë për serbët në Kosovë- raporton Tajung.
“Marrëveshja e Brukselit është arritja jonë më e madhe në kuptimin politik pas vitit 1999 dhe rezolutës 1244, është diçka e prekshme që e kemi marrë për popullin tonë në Kosovë dhe Metohi, prandaj Prishtina po i shmanget, po të ishte diçka që nuk kishte vlerë, do ta kishin aplikuar tashmë një milion herë”- tha Daçiq.
Daçiq gjithashtu shtoi që sipas tij, Serbia për gjithë këto 10 vite ka qenë e ekspozuar ndaj hipokrizisë së komunitetit ndërkombëtar.