Daçiq bën pak dramë: Jemi të zhgënjyer që dështoi mbledhja në OKB
Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Ivica Daçiq, ka bërë pak dramë pasi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dështoi kërkesa e Rusisë për seancë.
Aty pritej të diskutohej për bombardimet e NATO-s në vitin 1999.
”Është penguar të dëgjohet e vërteta për agresionin e NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999”, citon tanjug të ketë deklaruar Daçiqi në konferencë shtypi.
”Ne erdhëm këtu me ftesë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, besojmë se tema është jashtëzakonisht e rëndësishme për rendin juridik ndërkombëtar dhe se sot, ashtu siç u bë precedent bombardimi i Serbisë, u bë precedent gjatë një procedurali, votimi”, tha Daçiq, transmeton klankosova.tv.