Dëme nga era në Prishtinë, degë të mëdha bien në trotuar - NACIONALE

Dëme nga era në Prishtinë, degë të mëdha bien në trotuar

20 orë më parë

nga NACIONALE

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në zonën e njohur si “Te Kafet e Vogla”, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Nga fuqia e erës, degë të mëdha janë shkëputur nga një pemë pranë trotuarit, duke u rrëzuar në hapësirën publike dhe pranë veturave të parkuara. Pamjet e siguruara nga Nacionale tregojnë degë të thyera dhe mbetje druri të shpërndara në trotuar.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale në automjete.

Lajme të ngjashme