Çollaku për planin franko-gjerman: S’e kemi parë, por njohja reciproke nuk ekziston aty - NACIONALE

Çollaku për planin franko-gjerman: S’e kemi parë, por njohja reciproke nuk ekziston aty

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i kryeministrit Hashim Thaçi, njëherit zyrtar i lartë i PDK-së, Bekim Çollaku, ka thënë se ky subjekt politik nuk e ka parë dokumentin franko-gjerman.

Çollaku në Blic Interview, ka thënë se në këtë dokument flitet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Megjithatë, sipas tij, i njëjti nuk flet për njohjen reciproke mes dy vendeve.

“Çështja e njohjes së Kosovës nuk ekziston në dokumentin franko-gjerman”, ka thënë ai.

Se njohja reciproke nuk përmendet në dokument, dje tha edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili vlerësoi se ky plan është më afër pozicionit të Serbisë.

Bislimi ka thënë se për Serbinë është e rëndësishme të mos ketë marrëveshje finale dhe që ajo të mos përfshijë njohjen reciproke, kështu që, plani është më afër pozicionit të saj.

“Sipas kësaj përspektive, propozimi franko-gjerman është më i afërt me pozicionin e Serbisë, sepse nuk prezanton marrëveshje finale dhe nuk përmban njohjen reciproke në këtë fazë”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme