Çka deklaroi në polici 18-vjeçarja nga Mitrovica që dyshohet se u rrëmbye dhe u dhunua
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 18-vjeçare u rrëmbye nga dy persona me 12 gusht në Mitrovicë.
Sipas policisë, viktima ka thënë se ajo është futu me forcë në makinë, ku të dyshuarit ia kanë mbyllur sytë dhe gojën për dy orë.
Po ashtu, ndaj saj është ushtruar dhunë teksa për këtë rast policia ka arrestuar 2 persona për rrëmbim dhe një tjetër për dhunimin e 18-vjeçares.
Raporti i plotë i PK-së:
RRËMBIM & DHUNIM | Mitrovicë, 12.08.2022 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se të dyshuar deri më tani të pa njohur, me forcë e kanë futur në një makinë, i kanë mbyllur gojën dhe sytë dhe për një periudhë prej rreth dy orëve e kanë mbajtur në një lokacion deri më tani të pa njohur e më pas e kanë liruar. Gjithashtu sipas viktimës të dyshuarit kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës. Janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar dy prej tyre për rastin e rrëmbimit dhe një për rast të dhunimit nën dyshimin se në muajin mars e ka dhunuar viktimën. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.