Çitaku reagon pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit: Testament dashurie dhe force deri në frymën e fundit
Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i presidentit Hashim Thaçi. Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se me zemër të thyer mori lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Haxhi.
Çitaku ka shkruar se baces Haxhi, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin.
“Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Haxhi. Një jetë e jetuar me dinjitet, me përkushtim e dashuri për familjen, njerëzit dhe vendin e tij. Përkundër moshës, dhimbjes e sëmundjes, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin.”
“Një testament dashurie dhe force deri në frymën e fundit. Pusho në paqe, Haxhi Thaçi. Kujtimi për ty do të mbetet i gjallë. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!” – ka shkruar Çitaku.