Çitaku për tensionet në veri: Shyqyr që erdhi Ambasadori Amerikan 5 në 12 e ju nxori me fytyrë juve edhe vendin
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka përsëritur edhe njëherë se vendimi për reciprocitet me Serbinë për targa dhe dokumente të identifikimit ka qenë i pa koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.
Çitaku ka thënë se aleatët e Kosovës me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit të vendimit për reciprocitet dhe se kur ka koordinim nuk ndalet plani, por sipas saj, shkohet deri në fund.
“Pse a ka mendu Kryeministri që kanë me e pritë me lule grupet kriminale në veri a? Ajo që pamë të dielen ishte një shfaqje kaotike, që prodhoi huti, ankth e pasiguri. Shyqyr që erdhi Ambasadori Amerikan 5 në 12 e ju nxorri me ftyrë juve edhe vendin. Shyqyr që e keni dëgju edhe ju.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Shkrimi i plotë i znj. Çitaku:
Vendimi për reciprocitet në targa të atutomojeteve dhe në karta të identitetit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.
Ndërkohë, e ripërsëris, veprimi i se dieles ka qene i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papergjegjëshëm. Aleatët tanë me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së e din shumë mirë si duket një veprim i koordinuar me partnerët. Kur kordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapesesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ndalesh.
Pse a ka mendu Kryeministri që kanë me e pritë me lule grupet kriminale në veri a?
Ajo që pamë të dielen ishte një shfaqje kaotike, që prodhoi huti, ankth e pasiguri.
Shyqyr që erdhi Ambasadori Amerikan 5 në 12 e ju nxorri me ftyrë juve edhe vendin. Shyqyr që e keni dëgju edhe ju.
Ne nuk jemi opozitë rrënuese. Për dallim nga VV e cila nuk e ka votuar as MSA-në me BE, ne nuk jemi të tillë. Shefja e deputetëve të VV e din këtë. Se atë botë ka qenë me ne në qeveri.
Hajt tash se nuk jeni tu e ba namin. Kryne naj punë.