Çitaku për Qeverinë: ‘’Këta nuk duan të qeverisin, duan të sundojnë’’
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar lidhur me sulmet e Qeverisë ndaj prokurorëve, gazetarëve e sindikalistëve.
‘’Sulmet e vazhdueshme të Qeverisë kundër emrave të përveçëm, prokurorëve, gazetarëve, sindikalistëve, janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre’’- ka shkruar Çitaku në rrjetin social ‘’Facebook’’.
Ajo tha se ata nuk duan të qeverisin, por duan të sundojnë, dhe se vetëm nënshtrimi e sigmatizimi janë rrugë në mendësinë e tyre.
‘’Këta nuk duan të qeverisin. Duan të sundojnë. Ose nënshtrim, ose stigmatizim. Rrugë tjetër nuk ka në mendësinë e tyre’’- tha Çitaku.
Ajo gjithashtu kujton deklaratën e djeshme të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, për prokurorin Blerim Isufaj.
‘’Deklarata e djeshme e Ministres së Drejtësisë është në këtë frymë’’- shtoi Çitaku.
