Çitaku i reagon Osmanit e Haxhiut: Për llogari të rrjeteve sociale po bëni beteja, kjo është tallje me qytetarët
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas polemikave mes Vjosa Osmanit dhe Albulena Haxhiut në lidhje me llogaritë e presidencës në rrjete sociale.
Ajo në një shkrim në Facebook, ka thënë se kjo është tallje me qytetarët.
“Pashë Zotin, a për llogari të Facebook-ut dhe Twitter-it po bëni beteja?
Kjo është tallje me qytetarët. Hajgare koti. Inate provinciale.
Po punë e madhe kush e ka Facebook-un.
Punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike.
Punë vërtetë e madhe janë rrogat e ulëta, që i kanë sjellë punëtorët tanë në prag të varfërisë.
Pensionet poshtëruese, me të cilat nuk përballohen as ilaçet.
Këto janë hallet”, ka shkruar ajo.