Çitaku i reagon Hoxhës: Sulmet ndaj mediave të marrin fund, nuk kalojnë metodat e ndyra në Kosovë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kërkuar që sulmet e eskponentëve të Qeverisë Kurti kundër mediave, të marrin fund.
Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar pas deklaratës së Elvis Hoxhës së VV-së, i cili tha se “Në mediat tona ka shumë që flasin serbisht në shqip”.
Nënkryetarja e PDK-së deklaroi se metoda e “Character assassionation”, që synon të dehumanizojë, që më pas ndëshkrimi të jetë i justifikueshëm, nuk kalon në Kosovë.
“Sulmet sistematike të eksponentëve të Qeverisë kundër mediave duhet të marrin fund. “Character assassination” si metodë synon të dehumanizojë, në mënyrë qe ndëshkimi pastaj të jetë i justifikueshëm. Nuk kalon kjo metodë e ndyrë në Kosovë. Kurrë”, ka thënë ajo.
Hoxha, i cili është edhe njeri shumë i afërt i kryeministrit Kurti, është shumë aktiv përmes komentimeve të ngjarjeve politike në vend. Gjuha e profesorit të filozofisë është kritikuar shumë shpesh për shkak të theksit radikal, sidomos ndaj mediave e gazetarëve.