Çitaku: Emërimi i Ardita Sinanit si këshilltare për Preshevë hap i gabuar dhe i dëmshëm nga Qeveria - NACIONALE

Çitaku: Emërimi i Ardita Sinanit si këshilltare për Preshevë hap i gabuar dhe i dëmshëm nga Qeveria

1 javë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku emërimin e Ardita Sinanit nga Qeveria e Kosovës si këshilltare për Preshevë, po e konsideron si hap të gabuar dhe të dëmshëm.

Ajo thotë se Qeveria e Kosovës, nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata.

“Asgjë personale me zonjën Ardita Sinani ( e kam mbështetur edhe publikisht pasi u shkarkua nga detyra muaj më parë) mirëpo emërimi i saj si këshilltare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc pranë zyres së Kryeministrit të Kosovës është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm.

Sikur Kryeministri të ishte i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët e luginës nuk do të emëronte znj Sinani, për shkak se Ardita është kryetare e një subjekti politik në Preshevë. Sikur Kurti të ishte i sinqertë në qëllimin do të emëronte dikë a partiak. Së paku formalisht, zonja Sinani, para se ta publikonte vendimin për emërim si këshilltare politike në Qeverinë Kurti, do të duhej ta kishte publikuar dorëheqjen si Kryetare e PVD-së në Preshevë.

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata. Fatkeqesisht, qasje të njejtë destruktive e tendenca përçarëse Kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni, etj.

Më vije keq që zonja Sinani ka pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë”, ka shkruar Çitaku.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar znj.Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Lajme të ngjashme