Çfarë po ndodh me Hysamedin Ferajn? Këshilltari i Kurtit qe 9 ditë s’ka shkruar asgjë në Facebook - NACIONALE

Çfarë po ndodh me Hysamedin Ferajn? Këshilltari i Kurtit qe 9 ditë s’ka shkruar asgjë në Facebook

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, është zakonisht shumë i zëshëm. Aktivisti i VV-së nga Shqipëria, ndonëse me prejardhje është nga Gjakova, nuk përton të hyjë në polemika, debate e përplasje të ashpra.

Natyrisht, ai këtë e bënë në profilin e tij në Facebook, e më rrallë në media.

Por z. Hysamedin Feraj, që është këshilltar i kryeministrit Kurti, që nga 4 janari nuk ka shkruar asgjë. Asnjë shkronjë nuk e ka harxhuar e nuk është përfshirë në ndonjë debat, ndonëse këto të fundit nuk munguan.

Madje, në krejt vitin 2023, z. Feraj ka shkruar vetëm një status. Pra për 13 ditë veç një status. Pak, shumë pak nga ajo që jemi mësuar të shohim nga z. Feraj.

Në statusin e tij të fundit, dhe të vetmin për vitin 2023, Feraj shkroi rreth vendosjes së agjendës së dialogut Kosovë-Serbi. Aktvisti i VV-së vlerësonte se ka një garë për të vendosur agjendën e dialogut.

“Gara për vendosjen e agjendës së dialogut Kosovë-Serbi:

Sipas presidentit amerikan, Biden, programi i dialogut duhet të ketë në qendër njohjen reciproke;

Sipas presidentit serb, Vuçiq, programi i dialogut duhet të ketë në qendër krijimin e asocacionit.

Vendosja e agjendës ("agenda setting") është burim dhe tregues pushteti.

Kosova mbështetet dhe mbështet "pushtetin Biden" në vendosjen e agjendës së bisedimeve.

Shpresoj që presidenti Biden të mbështetet po ashtu nga administrata e tij, edhe nga i dërguari i DASH, Gabriel Escobar, si dhe ambasadorët Christopher R. Hill dhe Jeffrey Havonier.” – shkruante ai, duke treguar se po fillonte viti i ri.

Nuk dihet nëse viti i ri ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, por Feraj na ka befasuar të gjithve, duke mos shkruar shumë në profilin e tij në Facebook. Nuk i dihet, ndoshta Feraj i ka dhënë ndonjë premtim vetes për të qenë më i rezervuar në debatin publik. Ose ndoshta po e respekton kërkesën e shtruar si sugjerim të Kurtit për mospërfshirje në debate politike.

Lajme të ngjashme