Carlos Sainz fiton në Silverstone, Perez dhe Hamilton në podium - NACIONALE

Carlos Sainz fiton në Silverstone, Perez dhe Hamilton në podium

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar gara e jashtëzakonshme në Silverstone, me Carlos Sainz që doli fitues në fund, derisa në podium përfunduan Perez dhe Hamilton.

Gara e sotme ndoshta ishte më e mira e këtij viti, pavarësisht problemeve të mëdha.

Fillimisht, Russell goditi makinën e Albon dhe Zhou, ky i fundit fatmirësisht shpëtoi nga aksidenti i tmerrshëm, i cili i nxori të tre jashtë loje.

Kampioni i botës, Max Verstappen deri vonë ishte i pari mirëpo shkaku i dëmtimeve ndikoi që të humbiste pozitën, të cilën për një kohë e mori Lewis Hamilton i Mercedes.

Derisa zhvilloheshin momentet e fundit, makina e sigurisë riktheu në lojë Perezin, që shfrytëzoi rastin dhe mori pozitën e dytë, kësisoj Hamilton mbaroi si pozitë e tretë.

Lajme të ngjashme