Max Verstappen kampion në Formula 1 për herën e katërt radhazi - NACIONALE

Max Verstappen kampion në Formula 1 për herën e katërt radhazi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Numri një i Red Bull Max Verstappen është bërë katër herë kampion i Formula 1, duke përfunduar garën para Lando Norris në Las Vegas, që i siguron se askush më s’mund ta zërë para fundit të sezonit.

Ai u bë vetëm vozitësi i gjashtë në histori që fiton së paku katër tituj, duke barazuar Alain Prost dhe Sebasitan Vettel, ndërsa iu afrua emrave të mëdhenj si Juan Manuel Fangio (pesë tituj) dhe dyshes Michael Schumacher e Lewis Hamilton (nga shtatë tituj).

Verstappen këtë vit e kishte më të vështirë për ta fituar titullin kampion shkaku i garës me Norris dhe McLaren, të cilët deri vonë i qëndruan afër.

Sidoqoftë, falë një kombinim fati, gabimeve të Norris dhe skuadrës së tij, holandezi e ruajti epitetin e kampionit të Evropës.

Rruga e Verstappen drejt titullit kampion:

Lajme të ngjashme