Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e Presidentit - NACIONALE

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e Presidentit

5 orë më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me çështjen e ushtrimit të detyrës së Presidentit, duke theksuar se Kosova nuk duhet të mbetet pa kreun e shtetit, por as të vazhdojë pa afat me një ushtrues detyre në këtë pozitë.

Cakolli ka vlerësuar se zgjidhja e vetme është zgjedhja e Presidentit të ri brenda afatit kushtetues, më së voni deri më 4 tetor.

Sipas tij, dështimi eventual i partive politike për ta zgjedhur Presidentin nuk mund dhe nuk duhet të përdoret si arsyetim për tejkalimin e kufirit kushtetues të ushtrimit të detyrës, e aq më pak për krijimin e një mandati të ri gjashtëmujor për çdo kryetar të ri të Kuvendit që do ta ushtronte këtë funksion.

“Nëse moszgjedhja e Presidentit do të mjaftonte për vazhdimin e ushtrimit të detyrës përtej gjashtë muajve, atëherë vetë afati kushtetues do ta humbiste kuptimin”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka paralajmëruar se një interpretim i tillë do t’u mundësonte partive politike që ta bllokonin zgjedhjen e Presidentit, të ndërronin kryetarin e Kuvendit dhe, në këtë mënyrë, ta mbanin postin e Presidentit për një kohë të pacaktuar përmes ushtruesit të detyrës.

Lajme të ngjashme