Cakolli kërkon hetim për profilet e rreme: Rasti i “Lule Gjelit” duhet me u hetu deri në fund - NACIONALE

Cakolli kërkon hetim për profilet e rreme: Rasti i “Lule Gjelit” duhet me u hetu deri në fund

2 orë më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar hetim të plotë për rastin e profilit të rremë “Lule Gjeli” dhe për veprimtarinë e profileve të ngjashme në rrjetet sociale.

Sipas tij, gjatë viteve të fundit, persona që kanë kritikuar publikisht vendime, veprime apo qëndrime të pushtetit janë përballur me komente dhe sulme nga profile të rreme si “Lule Gjeli”, “Jona”, “Naimi”, “Dardani” dhe “Xhaviti”.

Cakolli thotë se këto profile kanë përdorur gjuhë dhe etiketime të ngjashme për të sulmuar zërat kritikë, përmes akuzave si “i paguar”, “pro-serb”, “i shitur”, “me partitë e vjetra” apo “kundër shtetit”.

“Vështirë është me besu që një sistem i tillë sulmesh online, me dhjetëra profile të rreme që vazhdimisht i zgjedhin të njëjtit njerëz, e përdorin të njëjtin fjalor dhe i mbrojnë të njëjtat interesa politike, s’ka sfond politik”, ka shkruar ai.

“Prandaj, rasti i ‘Lule Gjelit’ duhet me u hetu deri në fund”, ka shkruar Cakolli më tej, duke kërkuar zbulimin e identitetit, motiveve, lidhjeve dhe financimit eventual, si dhe verifikimin nëse prapa këtyre profileve ka funksionuar një skemë më e gjerë.

Lajme të ngjashme