Buzhala i drejtohet PDK-së: VV s’duhet me pas të drejtë me propozu asnjë emër për president, opozita të dy emrat - NACIONALE

Buzhala i drejtohet PDK-së: VV s’duhet me pas të drejtë me propozu asnjë emër për president, opozita të dy emrat

7 orë më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala e sheh të paudhë çfarëdo paramendimi për koalicion me Vetëvendosjen e cila veçse i ka numrat për të ndërtuar qeverinë.

Por, te çështja e presidentit, që në rrafshin politik aktual mund të zgjidhet veçse me votat e PDK-së, Buzhala shkroi se Vetëvendosje nuk duhet të ketë të drejtën e propozimit të asnjë emri për president.

“Opozita i jep dy emra, për të cilët votohet në Kuvend. Kaq e thjeshtë është,” shkroi ai.

Postimi i plotë:

Kurti i ka numrat me e bo qeverinë. Çdo koalicion qeveritar me të është i kotë dhe është i padobishëm.

Partitë opozitare, nëse kanë parime, duhet me diskutu me Kurtin veç për punën e Presidentit.

Në fakt, këtë mundësi e ka veç Partia Demokratike e Kosovës, pa votat e së cilës vështirë se mundet me u zgjedhë Presidenti.

Prandaj, PDK duhet me ia ripërsëritë Kurtit kërkesën e para disa muajve: Presidenti duhet me u zgjedhë si propozim i opozitës.

Për me u siguru që kjo ndodhë, LVV nuk duhet me pasë drejt me propozu askend për president. Opozita i jep dy emra, për të cilët votohet në Kuvend.

Kaq e thjeshtë është.

Këto lojnat jo po dikend nga shoqëria civile, jo po dikend nga hamami i hyrës, nuk duhet me ardhë në shprehje. Mundet me kanë nga shoqëria civile, por duhet me kanë propozim i opozitës, PDK.

Lajme të ngjashme