Protesta e PD-së, Bushati ironizon me amasadoren Kim: Askush s'e mendonte që mund të gjendeshin kaq shumë dele - NACIONALE

Protesta e PD-së, Bushati ironizon me amasadoren Kim: Askush s'e mendonte që mund të gjendeshin kaq shumë dele

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gazetari shqiptar, Andi Bushati ka reaguar pak kohë pasi mijëra protestues, të iniciuar nga Sali Berisha, filluan të marrin rrugë drejt kryeministrisë.

Me kërkesën që të largohet kryeministri Edi Rama, protestuesit u panë të entuziazmuar kur pranë tyre u pa edhe njeriu që nuk shkon dot në ShBA për shkak se është në listën e zezë, Sali Berisha.

Kjo ka mjaftuar që Bushati, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", të bashkojë një foto të protestës me një të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e për të ironizuar më pas, duke shtuar se askush s'e kishte menduar se mund të gjendeshin kaq shumë dele.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Lajme të ngjashme