Burri tenton ta largojë nga banesa, gruaja e njofton Policinë: Rasti shkon në procedurë të rregullt
Një rast i dhunës në familje është raportuar nga Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një burrë ka tentuar ta largojë nga banesa gruan.
Njoftimi:
Fushë Kosovë / 22.10.2024 – 19:00. Është raportuar se viktimën femër kosovare pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta largoj nga banesa. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.