Burri i Albulena Haxhiut po e pret fundin politik të Lushtakut, “harron” se kryetari i ri i Skenderajt mori 83% të votave
Pasi sulmoi ashpër përfaqësuesit e shoqërisë civile për zgjedhjet në Mitrovicë, burri i Albulena Haxhiut është marrë edhe me kryetarin e ri të Skenderajt, Salimi Lushtaku.
Krasniqi, i cili është anëtar i VV-së në KQZ, duket se ka harruar rezultatin që Lushtaku ka marrë në zgjedhjet e 12 tetorit në garën për kryetar të Skenderajt.
Ndonëse Lushtaku ka marrë mbi 80 për qind të votave, Krasniqi ka shprehur një deshirë të madhe të tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se beson së fundi politik i Lushtakut do të vije shumë shpejt.
“PDK-së së Sami Lushtakut i paska pengu numri i madh i qytetarëve të Mitrovicës që kanë votuar në raundin e dytë. Ka mendu që i kontrollon si në Skënderaj, por edhe aty së shpejti ka me përjetu fundin e vet politik”, ka shkruar Krasniqi.