Burimet që furnizojnë Prizrenin me ujë fillojnë të turbullohen, “Hidroregjioni Jugor” fton qytetarët të rezervojnë ujë - NACIONALE

Burimet që furnizojnë Prizrenin me ujë fillojnë të turbullohen, “Hidroregjioni Jugor” fton qytetarët të rezervojnë ujë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor SHA” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike burimet kryesore që furnizojnë me ujë qytetin e Prizrenit kanë filluar të turbullohen.

Përmes një njoftimi për media, kjo ndërmarrje ka ftuar konsumatorët që të rezervojnë ujë të pijshëm, pasi në raste të caktuara mund të jemi të detyruar të bëjmë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, burimet kryesore që furnizojnë qytetin e Prizrenit kanë filluar të turbullohen dhe ekziston mundësia e rritjes së mëtejshme të turbullirës në orët dhe ditët në vijim. Për këtë arsye, ju bëjmë apel që të bëni rezervim të ujit të pijshëm, pasi në raste të caktuara mund të jemi të detyruar të bëjmë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, me qëllim që të ruajmë sigurinë dhe cilësinë e tij për konsum. Ekipet teknike janë duke monitoruar gjendjen në mënyrë të vazhdueshme dhe po punojnë për stabilizimin e burimeve dhe normalizimin e situatës sa më shpejt që të jetë e mundur”, është thënë në njoftim, duke dhënë detaje tjera.

“Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj dhe ju lusim që: 💦 Të mos e përdorni ujin për pije deri në njoftimin e radhës. 💦Të rezervoni sasi të mjaftueshme uji për nevoja bazike familjare, sepse do të ketë ndërprerje herë pas here. 💦 Të prisni njoftimet tona të radhës për informacione shtesë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj! për mirëkuptimin tuaj!”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme