Burgimi i përjetshëm për vrasësit e Liridona Ademajt, Haxhiu: Mesazh i qartë se krimet nuk mbeten pa ndëshkim - NACIONALE

Burgimi i përjetshëm për vrasësit e Liridona Ademajt, Haxhiu: Mesazh i qartë se krimet nuk mbeten pa ndëshkim

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm të përgjegjësve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ajo ka bërë me dije se ky vendim është një përgjigje e fortë e drejtësisë për kryerësit e këtij krimi që tronditi vendin.

Në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se përpjekjet për ta fshehur vrasjen përmes skenarëve të rremë vetëm sa e kanë rënduar më tej aktin.

“Asnjë vendim gjykate nuk e kthen Liridonën pranë fëmijëve të saj, pranë vëllait, pranë familjes por ky aktgjykim e bën të qartë se askush nuk mund të planifikojë, të urdhërojë apo të kryejë një krim të tillë dhe të mendojë se do t’i shpëtojë drejtësisë. Lufta kundër femicidit kërkon vigjilencë të përhershme, institucione të forta dhe zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të ngjashme