Bozhidar Deliq dyshohet të ketë vdekur në Moskë
Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq vdiq dje pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.
Sipas agjencisë së lajmeve "Beta", ai ndërroi jetë në kryeqendrën ruse, Moskë.
Për vdekjen e njeriut që dyshohet për vrasje të shqiptarëve ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Ky i fundit, përmes rrjetit social "Twitter", teksa përmendi vdekjen e Deliqit, kujtoi faktin se kriminelët e tjerë të luftës ende jetojnë të lirë.
“Bozhidar Delic, komandanti i një brigade ushtarake serbe përgjegjëse për vrasjen e shumë civilëve në luftën e #Kosovës – raportohet të ketë vdekur në Moskë. Ai i shpëtoi drejtësisë, prej vitesh mbrojtjeje nga #Serbia . Por kriminelët e tjerë të luftës jetojnë të lirë. Dhe viktimat kërkojnë drejtësi!”, shkroi Bajrami.
Bozidar Delic, commander of a Serb military brigade reponsible for killing of many civilians in #Kosovo war - is reported to have died in Moscow.
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) August 24, 2022
He escaped justice, after years of protection from #Serbia.
But other war criminals are living at large.
And victims demand justice! https://t.co/W7FtQNYyoV
