Bombradimet në Kiev: Deputeti ukrainas ia dërgon Hotit një videon nga vendi i ngjarjes
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një video nga shpërthimet në Kiev të Ukrainës.
Ai ka thënë se këtë video ia ka dërguar direket nga vendi i ngjarjes një mik i tij, i cili është deputet i Ukrainës.
Më tej, Hoti ka thënë se Kosova është me popullin ukrainas.
Shkrimi i plotë:
I gjithë Kievi sot është zgjuar nën bombardimet e dronëve të lëshuara nga regjimi rus.
Këtë video, dhe shumë të tjera, sapo ma dërgoi një mik nga Kievi - deputet i Parlamentit të Ukrainës.
. Ata do ta fitojnë këtë luftë, sepse po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe për fëmijët e tyre. E gjithë bota demokratike duhet ta ndihmojnë Ukrainën, sepse po e mbron rendin demokratik botëror.
