Bombarduesit B-2 nisen drejt Paqësorit, ndërsa Trump shqyrton goditje ndaj Iranit
New York Times ka raportuar se disa bombardues strategjikë B-2 të ShBA-së janë nisur nga baza ajrore Whiteman në Missouri dhe po fluturojnë drejt Paqësorit, në një kohë kur presidenti Donald Trump pritet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për të vendosur nëse do të mbështesë ushtarakisht Izraelin në sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Bombarduesit B-2 mund të pajisen me bomba depërtuese të fuqishme, të afta të godasin objektet nëntokësore të Iranit, siç është kompleksi bërthamor në Fordo.
Këto veprime vijnë në dritën e tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme dhe përpjekjeve të mundshme për një sulm të koordinuar ndaj infrastrukturës bërthamore të Teheranit.