Blerim Latifi kujton të bëmat e Adem Jasharit për fundvit: Me një gotë, siç e do zakoni i lashtë i këtij vendi - NACIONALE

Blerim Latifi kujton të bëmat e Adem Jasharit për fundvit: Me një gotë, siç e do zakoni i lashtë i këtij vendi

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Filozofi Blerim Latifi ka shkruar në prag të ndërrimit të motmoteve.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Latifi ka kujtuar zakonet e komandantit legjendar,.

Sipas "profës", Jashari, përkundër angazhimeve, në mbrëmjen e Vitit të Ri, kthehej në shtëpi që t'ua uronte të gjithëve.

"Nga viti 1991 ndiqej këmba këmbës nga policia serbe. E kishin dënuar me 20 vite burg në mungesë. Ku e zinte nata, nuk e zbardhte dita. As pritat nuk e kapnin dot. Dhe kur vinte ora e ndërrimit të moteve, kthehej në vatrën atërore për t'ua uruar vitin e ri të gjithëve. Me një gotë, siç e do zakoni i lashtë i këtij vendi", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme