Nata e Vitit të Ri: Bota feston ardhjen e 2023
Në shumë pjesë të botës tashmë ka arritur Viti i Ri 2023.
Që nga lehtësimi i kufizimeve të rrepta, Kina pa turma të mëdha të mbledhura për festimet e vitit të ri, megjithëse shkallët e infeksionit janë rritje.

Në Tokio dhe Seul turmat me njerëz lëshuan tufa me balona në qiell ndërsa i dhanë lamtumirën 2022-ës.
Viti i Ri u festua edhe në të gjithë Paqësorin me australianët që hodhën më shumë se 7 mijë fishekzjarre nga ura e portit të Sydney dhe 2 mijë nga Tetari i Operas.

Në Bali, viti i ri u festua me kërcimtarë që performuan para turmave me veshje tradicionale dhe në Auckland, Zelandë e Re, turmat u mblodhën poshtë Sky Tower për të parë shfaqjen me fishekzjarre.

Pritet që në Londër po ashtu te mblidhen turma për shfaqjen e fishekzjarreve ndërsa në Skoci, mijëra do të marrin pjesë në festimet Hogmanay në Edinburg.
Kujtojmë se, kjo është nata e parë e Vitit të Ri në tre vjet, ku festimet janë plotësisht të lira pa kufizime të Covid.