Bislimi me teori skandaloze: "Mediat nuk duhet t'i shohim si gjynah, kisha çelë media, kisha ba ma shumë pare" - NACIONALE

Bislimi me teori skandaloze: "Mediat nuk duhet t'i shohim si gjynah, kisha çelë media, kisha ba ma shumë pare"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka vazhduar me komentet skandaloze ndaj mediave.

Ai gjatë raportimit në Komisioni për Adminsitratë Publike, ka kërkuar që të ndryshohet narrativa ndaj mediave dhe ato të mos shihen si “gjynah”.

Bislimi ka thënë se mediat janë ndërmarrësi apo biznes. Bile theksoi se po të ishte ndërmarrës i mirë do të hapte një medie dhe sipas tij, do të bënte shume "pare".

Unë mendoj që na duhet me i ikë asaj narrative ku mediat i shohim si gjynah, dikush që s’ka pas çka me ba s’ka pas kurrfarë ideje të biznesit, e ka çelë një media. Mediat janë ndërmarrës, shpirt ndërmarrësi dhe mirë që e kanë shpirt ndërmarrësi

Unë me pasë qenë ndërmarrës i mirë kisha çelë media kisha ba ma shumë pare, por meqë nuk e kam guximin edhe dijen, kam vendos me punu për rrogë.” – ka thënë Bislimi.

Lajme të ngjashme