Bislimi: Kosova e Serbia janë shumë më larg njëra-tjetrës, sesa në vitin 2011 kur filloi dialogu - NACIONALE

Bislimi: Kosova e Serbia janë shumë më larg njëra-tjetrës, sesa në vitin 2011 kur filloi dialogu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bilsimi, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë shumë më larg njëra-tjetrës, së sa në vitin 2011 kur ka filluar procesi i dialogut.

Gjatë Seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme” në Prishtinë, Bislimi u shpreh se ka disa arsye që dialogu nuk ka pasur rezultatet e dëshiruara.

Sipas meje në vitin 2022 Kosova dhe Serbia nuk janë më afër sesa që ishin në vitin 2011 por janë shumë më larg njëra-tjetrës nga koha kur filloi dialogu. Në vitin 2011 Serbia kurrë nuk do të ngriste tema në lidhje me kufijtë kurse tani nevojitej vetëm një vendim për të zbatuar marrëveshjen kur Serbia e ngriti çështjen e kufijve. Në vitin 2011 Serbia nuk i kishte 48 baza policore përgjatë kufirit me Kosovën, sot i kanë ato, dhe janë vetëm një kilometër larg kufirit me Kosovën”, tha Bislimi.

Lajme të ngjashme