Bislimi e quan "takim të suksesshëm" dhe thotë se "ka pajtim" me Serbinë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Pagjetur - NACIONALE

Bislimi e quan "takim të suksesshëm" dhe thotë se "ka pajtim" me Serbinë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Pagjetur

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendës Kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, njoftoi se në Bruksel ka arritur dakordim me BE-në dhe Serbinë për funksionalizimin e Komisionit për Zbatim të Deklaratës për Personat e Pagjetur, pas takimeve bilaterale në Bruksel.

"Pjesa më e madhe ka qenë në takime bilaterale. Qëllimi ishte të arrijmë dakordim që ta funksionalizojmë Komisionin e Përbashkët për Jetësimin për Marrëveshjen për Personat e Pagjetur. Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv. Tash ka mbetur që javët e ardhshme të takohen zëvendësat tanë dhe të caktojnë prioritetet.

Kjo ka qenë kryesorja, në pika të shkurta janë prekur edhe elemente tjera që vinë pas formimit të qeverisë, por pjesa më e madhe i është kushtu Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes pës Personat e Pagjetur", tha Bislimi.

Lajme të ngjashme