Biserko: Dialogu po kthehet në një rrugë të re, Banjska e ka hequr nga tavolina ndarjen e Kosovës - NACIONALE

Biserko: Dialogu po kthehet në një rrugë të re, Banjska e ka hequr nga tavolina ndarjen e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka komentuar rastin e Banjskës.

Ajo ka bërë me dije se rast e ka larguar përfundimisht nga tavolina e bisedimeve ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë për RTK-në, ajo ka thënë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbia po kthehet në një rrugë të re.

Tashmë po kthehet ne një rrugë të re, sidomos pas rastit të Banjskës që përfundimisht e ka hequr ndarjen e Kosovës nga tryeza e bisedimeve”, është shprehur ajo.

Ai ka ftuar institucionet e Kosovës që të kenë kujdes me qasjen ndaj serbëve të Kosovës.

Duke i nxjerrë nga institucionet e këtij vendi, duke ngelur në një komunitet të cenueshëm dhe për këtë institucionet e Kosovës duhet të kenë kujdes në qasjen ndaj tyre, sepse do të shkaktohej një traumë e madhe”, është shprehur Biserko.

Lajme të ngjashme