Biseda me Radojiçiqin, Limaj: Fakti që Kurti s’po e shkarkon Kusarin, tregon se ka qenë në koordinim
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës, ka komentuar bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, me Milan Radojiçiqin, i kërkuar nga Kosova për sulmin në Banjskë dhe i sanksionuar nga ShBA-ja.
Limaj ka theksuar se Kusari-Lila nuk është treguar e sinqertë. Tutje, i pari i Nismës ka pasur edhe një hipotezë, duke vlerësuar se mosshkarkimi i Kusari-Lilës tregon se biseda është bërë në koordinim me kryeministrin Albin Kurti.
“Mimoza Kusari – Lila duhet të marrë përgjegjësi politike, sepse ka qenë jo i sinqertë dhe nuk e ka thënë të vërtetën para qytetarëve, dhe atyre që e kanë votuar, nëse kjo nuk jep dorëheqje duhet me na tregu pse nuk po jep dorëheqje, nëse kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca nuk e kanë ditur për bisedën në mes të Kusarit Lila dhe Radojqiçit atëherë duhet me shkarku, sepse një keyrministër normal duhet me shkarku ngase një njëri i tij me arritë deri në këtë nivel pa e njoftu kryeministrin ish shkarku, vetë fakti që kryeministri i Kosovës nuk e ka shkarkuar deri më tani tregon se ka qenë në koordinim me të” – tha ai.