Biseda e Kurtit me homologun japonez zgjati veç 15 minuta
Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi në Japoni, ku mori pjesë në ceremoninë mortore të ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Përgjatë kohës së qëndrimit në shtetit aziatik, Kurti takoi edhe homologun e tij, kryeministrin aktual, Kishida Fumio.
Megjithatë, një detaj interesant ka ardhur rreth këtij njoftimi.
Përmes një njoftimi, autoritetet japoneze konfirmuan se ky takim zgjati afër 15 minuta.
Veç kësaj, ata dhanë edhe detaje duke shtuar atë çfarë u diskutua, e duke vënë në pah lidhjen edhe më të madhe të raporteve mes dy vendeve, si pikë parësore e diskutimit çerek-orësh.
