Biden i gatshëm të flasë me Putinin, nëse ai dëshiron t’i japë fund luftës - NACIONALE

Biden i gatshëm të flasë me Putinin, nëse ai dëshiron t’i japë fund luftës

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i ShBA-së Joe Biden e ka përshkruar luftën e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë si "të sëmurë", duke thënë se ka vetëm një mënyrë racionale për t'i dhënë fund luftës, e ajo është që Putin të "tërhiqet" nga vendi.

"Por duket se ai nuk do ta bëjë këtë. Ai po paguan një çmim shumë të rëndë për dështimin e tij, por ai po shkakton masakër të pabesueshme, të pabesueshme mbi popullatën civile të Ukrainës. Bombardimi i çerdheve, spitaleve, shtëpive të fëmijëve. Është e sëmurë kjo që po bën,” është shprehur Biden gjatë një konference për shtyp të mbajtur së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë.

Më tej, Biden ka shtuar se ai nuk kishte plane të menjëhershme për të kontaktuar Putinin, por tha se është "i përgatitur të flasë me liderin rus nëse në fakt ka një interes që ai të vendosë se po kërkon një mënyrë për t'i dhënë fund luftës - ai nuk e ka bërë këtë ende."

Duke përsëritur se vendi do të mbështesë popullin ukrainas, Biden më tej u shpreh duke thënë se: “Në konsultim me miqtë e mi francezë dhe të NATO-s, do të jem i lumtur të ulem me Putinin për të parë se çfarë dëshiron, çfarë ka në mendje.”

Lajme të ngjashme