“Rusia po përdor raketa me aftësi bërthamore në Ukrainë” - NACIONALE

“Rusia po përdor raketa me aftësi bërthamore në Ukrainë”

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ushtria ukrainase ka thënë se për të shteruar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, Rusia tani ështëë duke përdorur raketa me aftësi bërthamore me koka jo-eksplozive.

Në një konferencë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, zyrtari ushtarak Mykola Danyliuk u tregoi gazetarëve ato që ai i përshkroi si fragmente të raketave të lundrimit X-55 (të njohura si AS-15 nga NATO), për të cilat tha se janë gjetur në rajonet Lviv dhe Khmelnytsky.

“Raketat po lëshohen për të shteruar sistemin e mbrojtjes ajrore të vendit tonë", tha ai, duke shtuar se “testet në fragmente nuk treguan nivele jonormale të radioaktivitetit.”

Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar tha se raketat ishin projektuar "ekskluzivisht si një sistem shpërndarjeje bërthamore". Megjithatë, besohet se ushtria ruse ka hequr kokat bërthamore nga raketat e lëshuara dhe i ka zëvendësuar ato me një sistem inert.

Danyliuk theksoi se edhe një raketë e armatosur me një kokë jo-eksplozive "paraqiste një rrezik të madh" për shkak të energjisë së saj kinetike dhe mbetjeve të karburantit.

Ndërkohë, ekspertët ushtarakë ukrainas thonë se, Rusisë mund t’i jetë varfëruar ndjeshëm arsenali i saj i madh i raketave, pas sulmeve të njëpasnjëshme që kreu në infrastrukturën kritike të Ukrainës javët e fundit.

E edhe një raport i dhënë nga inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar në muaji nëntori, doli në përfundime të ngjashme.

Megjithatë, Rusia - e cila filloi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt – ende nuk ka bërë asnjë koment publik mbi këtë çështje.

Lajme të ngjashme