Biden dënon vrasjen e katër burrave muslimanë: Këto sulme urrejtjeje nuk kanë vend në Amerikë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka dënuar ashpër vrasjen e katër burrave myslimanë në Albuquerque të Nju Meksikos.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka kërkuar një hetim të plotë për ngjarjen dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e katër viktimave.
Sulme të tilla urrejtjeje, nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha Biden.
Postimi i plotë në Twitter:
Jam i zemëruar dhe i pikëlluar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave myslimanë në Albuquerque. Ndërsa presim një hetim të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe administrata ime qëndron fuqishëm me komunitetin mysliman.
Këto sulme urrejtjeje nuk kanë vend në Amerikë.
I am angered and saddened by the horrific killings of four Muslim men in Albuquerque. While we await a full investigation, my prayers are with the victims’ families, and my Administration stands strongly with the Muslim community.
— President Biden (@POTUS) August 7, 2022
These hateful attacks have no place in America.