Biden: Askush nuk e ka kërcënuar Rusinë, veprimet e saj shkelje e kartës së OKB-së - NACIONALE

Biden: Askush nuk e ka kërcënuar Rusinë, veprimet e saj shkelje e kartës së OKB-së

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Gjatë komenteve të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, lidhur me kërcënimin e Putinit me armë bërthamore, presidenti i ShBA-së, Joe Biden tha se “askush nuk e ka kërcënuar Rusinë” dhe “askush tjetër përveç Rusisë nuk ka kërkuar konflikt" në Ukrainë

Komentet e tij erdhën pasi presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se ai duhej "të vepronte" dhe të pushtonte Ukrainën "sepse Rusia ishte kërcënuar."

Duke folur drejtpërdrejt me udhëheqësit e pranishëm në asamble, Biden u shpreh: “Në fakt, ne e paralajmëruam se po vinte dhe shumë prej jush u përpoqën ta shmangnin atë”.

Ai më tej shtoi se, “veprimet e Rusisë janë shkelje e rëndësishme e kartës së OKB- së".

"Kjo botë duhet t'i shohë këto veprime mizore për atë që janë," tha Biden, duke shtuar se “pushtimi i Ukrainës është një luftë e zgjedhur nga një njeri.”

Lajme të ngjashme