Besnik Bislimi nesër pret dy delegacione
Zëvendëskryeministri Besnik Beslimi në qeveri nesër pret dy delegacione nga Finlanda dhe Irlanda.
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, këto delegacione kryesohen nga ministrja e Finlandës për çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.
Pas këtij takimi Zyra e Kryeministrit njofton se do të ketë konferencë në qeveri në ora 08:45.