Besnik Bislimi nesër në Bruksel, nuk dihet arsyeja - por zhvillon dy takime
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherit është edhe kryenegociator i Kosovës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nesër do të qëndrojë në Bruksel.
Dyshi i Qeverisë Kurti atje do të takohet me Oliver Varhelyi, që është komisioner i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim.
Kjo vizitë, që u njoftua nga Brukseli, vjen një ditë pas tollovisë në veri, ku u dëgjuan shumë shpërthime granatash.
Pos, Varhelyi, Bislimi do të takohet edhe me Vera Jourova, që është zëvendëspresidente e Komisionit Evropian.
Megjithatë, nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite.
