Tatuazhet dhe vetura me shqiponjë - historia e Artan Zymberit që vdiq në burgjet e Serbisë
Artan Zymberaj një i ri nga Peja, u dënua me 3 vjet burg, në Serbi. Artani vdiq para disa ditëve, derisa po vuante dënimin në burgun e Stremska Mitrovica, në Serbi.
Familjarët po dyshojnë, se Artanin e vranë në burgun e Stremska Mitrovica, sepse ai mbante tatuazhe me motive kombëtare. Tashmë trupi i tij është rrugës për në Norvegji, aty ku pritet t’i bëhet obduksioni, e të zbulohet e vërteta e vdekjes së tij. Kjo është historia e tij: