Bërnabiq për takimin Kurti-Vuçiq: Bisedimet në Bruksel do të jenë të vështira - NACIONALE

Bërnabiq për takimin Kurti-Vuçiq: Bisedimet në Bruksel do të jenë të vështira

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka folur për takimin mes kryeministrit Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më 14 shtator në Bruksel, duke thënë se do të ketë bisedime të vështira.

Bërnabiq ka thënë se Kurti nuk po e zbaton Marrëveshje e Brukselit dhe forminin e Asociacionit.

Faleminderit presidentit Vuçiq që mori përsipër t'i zhvillojë këto bisedime dhe e liroi Qeverinë të merret me çështje të tjera.” – ka thënë ajo sipas RTS.

Më tej, ajo ka thënë se prioritet është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe formimi i Asociacionit.

Për më tepër, ne nuk kemi Marrëveshjen e Brukselit dhe Asociacionin. Prishtina nuk ka ndërmend ta zbatojë atë dhe Kurti nuk dëshiron të thotë fjalët e marrëveshjes së Brukselit.” – ka thënë ajo.

Njerëzit tanë e pëlqejnë paqen dhe stabilitetin sepse na lejon të kemi prosperitet.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme