Bërnabiq nga Veriu: Pa asociacion nuk ka marrëveshje tjetër për normalizim - NACIONALE

Bërnabiq nga Veriu: Pa asociacion nuk ka marrëveshje tjetër për normalizim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq nga veriu i vendit, ka thënë se nësë nuk ka asociacion nuk mund të bisedohet për marrëveshjen e dytë për normalizim.

Ajo tha se Kosova, duhet të angazhohet më shumë në dialog.

“Nuk e di sa është e mundur, unë jam optimiste nga natyra, por ajo që është sigurisht më e rëndësishmja në këtë moment apo për një kohë të gjatë, siç e kam thënë, është komuniteti i komunave serbe. Themelimi i bashkësisë së komunave serbe është baza e marrëveshjes së Brukselit, të marrëveshjes së parë për normalizim dhe derisa të mos e kemi Asociacionin e komunave serbe është e pamundur të diskutohet në marrëveshjen e dytë për normalizim” tha kryeministrja Bërnabiq.

Lajme të ngjashme