Berisha: Rama organizoi atentatin ndaj meje
Protesta e 6 dhjetorit për PD-në nuk shkoi ashtu siç pritej.
Kjo pasi, një qytetar grushtoi ish-kryeministrin e ish-presidentin Sali Berisha.
Autori u kap nga autoritetet, ndërsa vijojnë edhe më tutje raportimet rreth asaj ngjarje të gati një jave më parë.
"Por vijmë te një çështje e dytë. Edi Rama sipas disave ishte njeriu më i painteresuar. Unë ju them atyre se në Shqipëri, nuk ka një të dytë që të ishte i interesuar për atë gjë. Në Ballkan ishte i interesuar Vuçiçi se i ka shprehur ato.
Por unë tani nuk kam pse të rri me teori të vjetra, sepse absolutisht njeriu më i interesuar ishte Edi Rama, për arsye se ai mendoi se në zhurmnajën e madhe të samitit do të mund të japë një goditje të përmasave të papërcaktuara, një goditje kundërshtarit politik dhe forcës që ai përfaqësor.
E them këtë edhe njëherë sepse nuk ka njeri të dytë në Shqipëri që është më interesuar se ai. Tani atij opozita i ka dalë dore dhe nuk e kontrollon dot me asgjë”, theksoi kryedemokrati, transmeton Euronews.al.
