Berisha: Nga mosrealizimi i projektit “Kosova e Re” ka përfituar Serbia dhe sekseri Martin Berishaj - NACIONALE

Berisha: Nga mosrealizimi i projektit “Kosova e Re” ka përfituar Serbia dhe sekseri Martin Berishaj

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka kritikuar protestuesit në Shqipëri që po e kundërshtojnë një projekt të madh turistik.

Ai ka bërë me dije se kështu është kundërshtuar dikur edhe projektit amerikan “Kosova e Re”.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se me refuzimin e këtij projekti ka pësuar Kosova.

“Sot besoj se shumica janë bindur se nga mosrealizimi i projektit amerikan “Kosova e Re” kanë përfituar Serbia dhe lobet e mafisë energjetike me sekser të sojit Martin Berisha, të cilat për vite me radhë kanë nxjerrë miliarda euro nga tregu energjetik i Kosovës. Në Shqipëri kush do të perfitoj nga këto budallaki të shekullit?”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme