Berisha për sulmet e militantëve të VV-së: Hijenat e sektit në pushtet, me valle të vjetër në dasmë të re - NACIONALE

Berisha për sulmet e militantëve të VV-së: Hijenat e sektit në pushtet, me valle të vjetër në dasmë të re

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zafir Berisha i Nismës Socialdemokrate ka thënë se partia duhet të rreshtohet "në vallen e shtetit dhe jo shteti në vallen e partive", reagim ky që vjen pas raportimeve për sulmet e militantëve të Vetëvendosjes, ndaj zyrtarëve amerikanë.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se hijenat e sektit në pushtet, janë "me valle të vjetër në dasmë të re".

Të “tredhur në tru”, ata vazhdojnë sulmet kundër të tjerëve që nuk mendojnë si krye-hipokriti i tyre sipas ushtrimit të dikurshëm, pa e lodhur kokën se gjerat kanë ndryshuar dhe propaganda “gebelsiane” që ja u ka shpërla trurin, tashmë është “demode”... Partizanët e sektit në pushtet të prirë nga komisarët politik të ardhur si “përforcim” nga Tirana e që nuk janë fis me njerizimin, e kanë humbur rrugën në oborr dhe po harrojnë se shteti është mbi indivitin apo edhe partit, cila do qofshin ajo. Duke mos ditur të dallojnë të bardhën nga e zeza, ata vazhdojnë të veprojnë si “pula pa kokë” si dhe të përdoren për agjenda djallëzore nga sekti në pushtet”, ka shkruar Berisha.

Ai tutje ka thënë se tani jemi në situata dhe rrethana të reja.

Gazeta Nacionale të shtunën gjatë ditës ka raportuar se vartës e përkrahës të pushtetit po ofendojnë zyrtarët amerikanë, së fundi, edhe këshilltarin special të DASh-it, Dereck Chollet.

Krejt kjo, pasi ky i fundit shkroi për bisedën që pati me kryeministrin Kurti, ku ndër të tjera kërkoi shtyrjen e gjobave për targat dhe përqëndrimin e palës kosovare dhe asaj serbe në dialog.

Bla bla bla..!! Sugjerimet tuaja janë pa kuptim” “Politikat e ShBA-së për Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën së fundi janë shumë të shëmtuara. Duket se ju djem luani për ekspansionizmin kroat e serb.”, është një nga komentet e shumta që ka marrë Chollet në Tëitter.

Lajme të ngjashme