Bekim Jashari kritikon tifozët që ndaluan autobusin me studentë ndërkombëtarë në Prekaz - NACIONALE

Bekim Jashari kritikon tifozët që ndaluan autobusin me studentë ndërkombëtarë në Prekaz

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ish-kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas ndalesës që iu bë sot autobusit me studentë ndërkombëtarë nga një grup tifozësh.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Jashari tha se ndihet i shqetësuar me këto pamje.

Tutje ai shtoi se ky ndalim ndaj studentëve bie ndesh me traditat tona të mikpritjes.

“Jam i shqetësuar me disa pamje që tani shikova ku shihet se janë penguar për ta vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” disa studentë nderkombëtar, mysafirë në Kosovë, të cilët do të kishin rastin që për së afermi të njihen me luftën, sakricën dhe historinë e familjes, e në veçanti të rinjve të familjes sonë që kur ishin në moshën edhe me të re se të këtyre vizitorëve dhanë më të shtrenjtën jetë që bashkëmoshatarët e tyre të jetojnë e veprojnë të lirë”, ka shkruar ndër të tjerash Jashari.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Lajme të ngjashme