Bekë Berisha - Kurtit: “Mashqit” i ke shumë aktivë për korrupsion nëpër tendera
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i ka thënë kryeministrit Kurti që ashtu siç i është referuar ai, "mashqit" i ka aktivë për korrupsion.
Madje, ai ka renditur edhe disa kontrata, që sipas Berishës janë nënshkruar kundërligjshëm.
“Ftoj kryeministrin Kurti të deklarohet për këtë skandal dhe të japë llogari për “mashqit” e tij të cilët po tregohen mjaft aktivë në dallaveret me tendera”, ka thënë ndër të tjerash Berisha në një postim në Facebook.
Më poshtë edhe kontratat për të cilat hedh dyshime Berisha.
Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c303 dhe 037/2022 në vlerë prej 138,953.44 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022;
Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c304 dhe 036/2022, në vlerë prej 123,262.41 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022;
Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c306 dhe 034/2022 në vlerë prej 61,221.61euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022, dhe
Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c305 dhe 036/2022 në vlerë prej 88,472.00 euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022.