BE kërkon shtyrje të vendimit për targat: Përgjatë 10 muajve të ketë fushatë informuese - NACIONALE

BE kërkon shtyrje të vendimit për targat: Përgjatë 10 muajve të ketë fushatë informuese

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se vendimi për targat është më mirë të shtyhet për 10 muaj të tjerë.

Sipas tij, kjo kohë do të përdorej për fushatë informuese lidhur me këtë çështje.

Tutje ai deklaroi se këtë kërkesë veçse ia kanë bërë edhe Qeverisë, pra të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjstrimin.

“Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi, ne i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjistrimin. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, tani po kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj. Kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur”, ka thënë Stano në një përgjigje për RTV Dukagjinin.

Lajme të ngjashme