BE-ja do të përdorë 1,4 miliard euro nga interesi prej aseteve të ngrira ruse për ta ndihmuar Ukrainën - NACIONALE

BE-ja do të përdorë 1,4 miliard euro nga interesi prej aseteve të ngrira ruse për ta ndihmuar Ukrainën

1 orë më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian do të përdorë 1,4 miliard euro të marra nga interesi i gjeneruar nga fondet e ngrira ruse për ta ndihmuar Ukrainën, tha të mërkurën Bashkimi Evropian.

Këto para, që iu transferuan BE-së më 3 gusht, erdhën nga interesi mbi balancat e keshit, pjesë e aseteve të bankës qendrore ruse që janë ngrirë nga Bashkimi Evropian pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, tha Komisioni Evropian, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që e ka shkaktuar dhe ne do t’i përdorim të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për t’u siguruar që ajo të paguajë” – tha në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne do t’i bëjmë të qasshme 1,4 miliardë euro të tjera prej tyre për Ukrainën. Kjo do ta mbështesë rezistencën e vazhdueshme të Ukrainës kundër luftës ilegale të Rusisë” – shtoi ajo.

Lajme të ngjashme