Batuta e kancelarit të Gjermanisë me Edi Ramën, për integrimin e Ballkanit në BE - NACIONALE

Batuta e kancelarit të Gjermanisë me Edi Ramën, për integrimin e Ballkanit në BE

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kancelari i Gjemranisë, Olaff Scholz ka bërë një batutë në drejtim të kryeministrit të Shqipërsië, Edi Rama.

Kjo pas kritikave të vazhdueshme të Ramës, për vonesat në integrimin e vendeve të Ballkanit në BE.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor ka 20 vjet që janë kandidatë për në BE. Por pas kaq kohësh kjo nuk do të jetë vetëm me fjalë por edhe me vepra. Edi, sapo thash se ne i qëndrojmë krah vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Scholz duke buzëqeshur.

Rama e ka publikuar në Facebook deklaratën e Scholzit duke shkruar: Ai momenti kur drejtori ta përsërit para kolektivit që do marrësh honorar për punën jashtë orarit.

Rama e ka kritikuar vazhdimisht Bashkimin Evropian për lënien anash të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këtë e ka bërë edhe gjatë Kongresit të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë.

Lajme të ngjashme